Pajisje

Teknologjia po fiton formë njerëzore


Shumë sy dhe veshë digjitalë përcjellin përditshmërinë tonë. Kamerat e mbikëqyrjes na shikojnë në rrugë dhe pajisjet inteligjente na dëgjojnë në shtëpitë tona. Po sikur një pjesë e këtij shikimi të modifikohet ashtu që të duket me të vërtet si një sy i njeriut?

Studiuesi Marc Teyssier e mori përsipër të krijonte një pajisje të tillë, duke i dhënë një kamerës një bebëz lëvizëse syri, të kompletuar me vetulla dhe qepalle.

Nëse mund ta kaloni mbi pamjen fillestare, ajo është një pajisje e hijshme. Duke parë njerëzit në video që e mbajnë “Eyecam” në pëllëmbët e tyre e bën atë të duket pothuajse bukur. Në Laboratorin e Ndërveprimit Njeri-Kompjuter i Universitetit Saarland, eksploron pyetje interesante. Si do të ndërvepronim me pajisjet tona nëse ato do të ishin më njerëzore? Si do të ndryshonin sjelljet tona nëse mbikëqyrja rreth nesh do të ndihej shumë më e prekshme?

Nëse dëshironi të bëni një shoqërues tuajin vigjilent, dizajni dhe softueri i Eyecam janë në dispozicion në Github dhe Teyssier premton që një video e plotë ndërtimi hap pas hapi është në proces. Më shumë detaje janë në dispozicion në faqen e  Teyssier, së bashku me një bollëk imazhesh në secilën fazë të procesit të ndërtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore