Auto

Teknologjia e re e automjeteve të Ford-it


Kompania amerikane e automjeteve, Ford Motor Co, ka njoftuar se do të fillojë të vendosë teknologjinë e saj të drejtimit pa duar në disa prej modeleve të kamionëve të kompanisë dhe atyre Mustang gjatë muajve të ardhshëm të vitit.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se prodhuesi amerikan ka deklaruar se teknologjia e quajtur BlueCruise do të ofrohet në kamionët e versionit F-150, prodhim i vitit 2021 dhe në versionet e kryqëzuara elektrike, Mustang Mach-E.

Modelet e teknologjisë së re në Ford do të jetë të pajisura edhe me paketën ndihmëse të shoferit Co-Pilot 360.

Ford-i nuk është kompania e vetme në treg që ofron teknologjinë e ndihmës së shoferit në drejtimin e automjeteve. Rivals General Motors Co dhe Tesla Inc, janë dy nga kompanitë që kanë ofruar teknologji të ngjashme, përkatësisht Super Cruise dhe Autopilot.

Kompania gjithashtu ka thënë se ka kryer rreth 500 mijë milje testim për zhvillimin e teknologjisë BlueCruise. Dhe se planifikon të shesë më shumë se 100 mijë automjete të drejtimit pa duar që në vitin e parë të nxjerrjes së modeleve në treg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore