Shëndet

Teknologjia 3D e printimit pjesë e kirurgjisë maksilofaciale


Kirurgjia maksilofaciale (rindërtuese e fytyrës), tani realizohet në një kohë më të shkurtër duke përdorur teknologjinë 3D të printimit.

Në spitalin CTO në Torino, u eksperimentua metoda e re kirurgjikale me përdorimin e teknologjisë. Inxhinierët dhe mjekët kanë simuluar operacionin në kompjuter dhe kanë riformuar anatominë e fytyrës, e cila ishte e kompromentuar nga trauma.

Më parë ky operacion zgjaste katër deri në pesë orë, ndërsa me metodën e re realizohet në një kohë më të shkurtër dhe pacientët shërohen më shpejtë duke u kthyer në gjendje normale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore