Sport

Tekniku i Kukësit Rrahman Hallaçi në deklarat për mediat


Tekniku i Kukësit, Rrahman Hallaçi është prononcuar për mediat, pas formës jo shumë të mirë që verilindorët po kalojnë në kampionat. Ka qenë vetë klubi i Kukësit që ka publikuar fjalët e Hallaçit mbi situatën në ekip.

Në njoftimin e klubit të Kukësit shkruhet:

Hallaçi: “Po flasim me lojtarë cilësorë, të kthejmë faqe!”

“Kuptohet e kemi vuajtur pak ecurinë e ndeshjeve të fundit. Ndoshta nuk priteshin këto rezultate, por në futboll gjithçka ndodh. Jam shumë i kënaqur me drejtuesit, pasi më kanë dhënë një mundësi shumë të mirë. Gjithashtu më kanë mbështetur. Kuptohet që është e vështirë, por jo e pamundur. Jam mësuar të kem presion mbi super. Kuptohet tani jam në rolin e trajnerit, diçka ndryshe. Po mundohem të përshtatet. Lojtarët po më mirëkuptojnë, hapemi me njëri-tjetrin. Duhet të jemi të qetë dhe kështu ka ndodhur. Jam i kënaqur me mënyrën si skuadra po stërvitet dhe ka disiplinë. Në momente krize ndonjë nuk e mbajnë nervat, pro lojtarë me eksperiencë po ndihmojnë. Mendojmë se e kemi mundësinë ta kthejmë faqen. Në këtë ndeshje duhet të marrim maksimumin, nuk kemi çfarë presim më”.

“Apolonia, edhe po të mos kishte këto rezultatet pozitive, ne do e vlerësonim maksimalisht. Kanë objektivat e tyre, por shohim veten tonë. Duam të kthehemi te fitorja, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për të ecur përpara. Kemi biseduar me disa lojtarë cilësorë, por nuk vijnë dot për momentin. Mendoj që do marrim maksimumin në këtë ndeshje, por pa e nënvlerësuar Apoloninë”.

“Nuk shkojmë për të barazuar me Apoloninë. Me Vllazninë mund të ishte normal një barazim, pasi luanim me ekipin kryesues të kampionatit. Nuk e mendojmë fare barazimin”.

“Ne nuk jemi dorëzuar për objektivat. Pikët aty janë, kuptohet që nuk duhet ta përmendim titullin për momentin. E rëndësishme është të dalim nga kriza dhe t’i shohim gjërat dalëngadalë në vazhdim’’.

“Do shikojmë në lidhje me ndryshimet. Kemi provuar module dhe lojtarë të ndryshëm. Nuk kemi mungesa, gjendja fizike e lojtarëve është e mirë. Janë të gatshëm dhe besoj se do të japin maksimumin”./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore