Sport

Tebas: PSG janë mashtrues


Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka pasur fjalë të mira për Real Madridin, për mënyrën në të cilën ata kanë marrë vendime të vështira.

Ai gjithashtu ka thumbuar Paris Saint-Germain për mënyrën si ata nuk e respektuan fare “Fair play financiar”.

Tebas theksoi se Real Madrid është në një gjendje të mirë financiare për shkak të vendimeve që kanë marrë, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë me lojtarët e PSG kur bëhet fjalë për shpenzimet.

“Unë kam thënë se futbolli spanjoll nuk është prishur. As Real Madridi dhe as Barcelona”, tha Tebas gjatë një ngjarjeje në LaLiga.

“Sa i përket Real Madridit, unë mendoj se ata kanë qenë klubi që kanë menaxhuar më së miri pandeminë”.

“Real Madrid-i kurrë nuk mund të jenë PSG sepse PSG mashtrojnë. Ata kanë një faturë pagash prej afër 600 milionë eurosh, e cila është e pamundur ta përballosh”.

Barcelona humbi ndaj Bayern Munich ndërsa Sevilla barazoi me Red Bull Salzburg të martën në mbrëmje, por Tebas nuk është i shqetësuar për ekipet spanjolle në Ligën e Kampionëve.

“Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në Ligën e Kampionëve. Vitin e kaluar ishte njësoj dhe të gjithë kaluan grupet”, komentoi ai.

“Niveli i LaLiga nuk varet nga disa ndeshje të Ligës së Kampionëve. Kur Premier League u rrit më shumë ishte në një fazë prej gjashtë vjetësh pa fituar Ligën e Kampionëve”.

Kur u pyet se cilët janë lojtarët e preferuar në LaLiga, Tebas kishte tre emra në mendje, një nga Barcelona, ​​një nga Real Madrid dhe një nga Atletico Madrid.

“Unë do të thosha Vinicius, i cili do të shpërthejë, dhe tani që ai ka gjetur rrugën e tij drejt golave”.

“Ansu Fati, dhe pastaj Marcos Llorente nga Atletico Madrid. Unë mendoj se me Ansu Fati dhe Vinicius, ne do të argëtohemi shumë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore