Pajisje

Te Windows 11, sfondi blu i BSoD kthehet në të zi


Sipas atyre që kanë qasje në një pamje paraprake të software-it, i ashtuquajturi ekrani blu i vdekjes së Microsoft-it (BSoD), në sistemin e ri operativ Windows 11 do të bëhet i zi.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se kjo pamje e ekranit shfaqet kur përdoruesit kanë një problem në kompjuterin e tyre, shpesh duke nxitur një rindezje.

Për sa i përket sfondit të ri, ai i zi do të zëvendësojë blunë, që përputhet me ekranet e identifikimit dhe mbylljes në sistemin e ri.

BSoD lejon profesionistët e IT-së të diagnostikojnë çështje të hardware-it dhe memories.

BBC shkruan se ai zakonisht përfshin informacione dhe të dhëna që mund të ndihmojnë për të analizuar se cili problem ka shkaktuar shfaqjen e ekranit.

Në vitin 2016, sistemit iu shtua një kod QR, të cilin përdoruesit mund ta skanojnë për të gjetur më shumë informacion në lidhje me defektin.

Edhe versioni Windows 8 ka shtuar gjithashtu një fytyrë të pakënaqur në ekran në vitin 2012.

Lidhur me pamjet e ekranit të ri, ato sugjerojnë si kodin QR ashtu edhe simbolin e fytyrës së pakënaqur që do të mbetet përsëri në versionin e zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore