Shqipëria

Të shtëna në Paskuqan, të paktën dy të vdekur


Një ngjarje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas burimeve të para të Albanian Post pranë vendit të ngjarjes, një shtetas, i identifikuar si Ramazan Kuta, ka qëlluar ndaj familjes së bashkëshortes së tij brenda në banesë dhe ka lënë të vrarë dy persona.

Njëkohësisht, mendohet se tre të tjerë janë plagosur.

Pranë Spitalit të Traumës në Tiranë, kanë mbërritur dy persona të plagosur dhe një tjetër i pajetë, sipas raportimeve.

Teksa, mendohet se arma e përdorur është një kallashnikov.

Autori menjëherë pas kryerjes së krimit është larguar me një automjet në drejtim të paditur, teksa në ndjekje të gjurmëve është vënë Policia e Shtetit.

Efektivët blu po këqyrin po ashtu vendin e ngjarjes, për të cilësuar rrethanat dhe për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore