Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri, plagoset 1 person në Mirditë


Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes së 1 korrikut në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake është plagosur me armë zjarri një shtetas, mosha dhe identiteti i të cilit nuk bëhen ende të ditura.

Incidenti është regjistruar pranë një pike karburanti në aksin Milot-Morinë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore