Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 1 i plagosur


Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen e 19 prillit pas të shtënave me armë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Nga informacionet paraprake Policia e Shkodrës ka marrë një telefonatë ku raportohej për të shtëna me armë zjarri.

Pasi Policia rrethoi zonën në lagjen Perash nga kontrollet paraprake në zonë nuk u gjet asnjë provë.

Sakaq Spitali i Shkodrës ishte ai që njoftoi se kishte mbërritur një person i plagosur në këmbë me armë zjarri.

“Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen ‘Perash’, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi  E. R., 28 vjeç, banues në lagjen ‘Partizani’, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore