Shëndet

Të shkuarit në punë me biçiklete, një ide e qëlluar


Ulja në trafik gjatë rrugës për në punë dhe anasjelltas nuk ka qenë kurrë një ide e shëndetshme udhëtimi.

Sipas, Dr. Gavin McCormack, një profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Calgary – “Provat po tregojnë se ndenja ulur është e lidhur me një mori efektesh të dëmshme shëndetësore. Kjo përfshin uljen në makina, si dhe ekspozimi për shumë kohë pranë ekranit”.

Një opsion i lehtë është shkëmbimi prej katër rrotash në dy, duke zgjidhur një udhëtim me biçikletë drejt vendit të punës suaj.

Shndërrimi i aktivitetit fizik në një pjesë të rregullt të orarit tuaj të ditës së punës e bën më të lehtë të qëndroni aktiv.

Albanian Post ju prezanton me pesë nga benefite nga shkuarja në punë me biçikletë.

Ulja e rrezikut të diabetit dhe kancerit

Aktiviteti fizik i një udhëtimi me biçikletë mund t’ju ndihmojë të jeni më të shëndetshëm për më gjatë.

“Çiklizmi është ashtu si çdo lloj aktiviteti fizik. Aktiviteti i rregullt fizik ofron përfitime shëndetësore siç janë përmirësimet në shëndetin e zemrës dhe një rrezik të zvogëluar të diabetit të tipit 2. Ai gjithashtu ul rrezikun e kancerit të caktuar, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe zorrës së trashë dhe nxit një peshë trupore më të shëndetshme”, thotë McCormark.

Hulumtimi i ri sugjeron gjithashtu që sa më shumë të bëni çiklizëm, aq më të mëdha janë përfitimet e zemrës dhe aq më i ulët është diabeti juaj i tipit 2 dhe rreziku i kancerit të zorrës së trashë.

Përmisimi i shëndetit mendor

Një udhëtim i freskët, aktiv mund të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore.

Menaxherja e komunikimit në Montreal, Rebecca Galloëay e vuri re këtë menjëherë pasi ajo filloi biçikletën tre kilometra për në punë dhe anasjelltas.

“Unë gjithmonë ndjehem më mirë kur bëj biçikletë. Ajri i pastër ma pastron kokën”, thotë ajo.

Përfitimet e shëndetit mendor të aktivitetit të rregullt fizik shkojnë përtej rritjes së humorit tuaj. “Aktiviteti fizik i moderuar në të fortë çdo ditë është i mjaftueshëm për të ulur rrezikun e depresionit”, thotë McCormack.

Po ashtu, disa  studime tregojnë që aktiviteti fizik mund të ndihmojë në menaxhimin ose trajtimin e depresionit.

Kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit

E gjithë ajo vozitje nuk është vetëm e keqe për ju, por është gjithashtu një burim kryesor i emetimeve të karbonit.

Prandaj, shkuarja në punë me anë të biçikletës është një opsion ideal për të kontribuar për një mjedis më të pastër.

Kursimi i të hollave

Nëse bëni një krahasim mes shkuarjes në punë me veturë, bus apo tren dhe asaj me biçikletë, do të vëreni se kjo e fundit është shumë më ekonomike.

Njerëz të shumtë e praktikojnë udhëtimin me biçikletë edhe për arsye të kursimit të të hollave të tyre.

Shëndet më i mirë për zemrën dhe forcim i muskujve tuaj

Fillimi dhe mbarimi i ditës me një udhëtim aktiv mund të përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme.

Shkrime të publikuara nga instituti “Health Canada”, rekomandojnë që të rriturit të praktikojnë të paktën, dy orë e gjysmë aktivitet fizik të moderuar çdo javë.

Studiuesit në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara zbuluan se çiklizmi përmirëson gjendjen e zemrës dhe ndihmon në rritjen e masës dhe forcës muskulore. Kjo ishte veçanërisht e shfaqur te njerëzit e moshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore