Lajme

Të paktën nëntë ushtarë u vranë në një sulm në Pakistan


Të paktën nëntë ushtarë janë vrarë dhe disa janë plagosur në një sulm vetëvrasës në provincën Balochistan të Pakistanit jugperëndimor.

“Të paktën nëntë ushtarë të policisë paraushtarake të Balochistanit u vranë në një shpërthim”, tha të hënën Ijaz Ahmad, zëdhënës i policisë lokale.

Forcat po udhëtonin me një autobus në distriktin Kachhi të provincës Balochistan – rreth 160 kilometër në juglindje të kryeqytetit të provincës Quetta – kur automjeti shpërtheu, sipas zëdhënësit.

Një tjetër zëdhënës i policisë Mehmood Khan Notizai i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se kamikazja që hipi në një motoçikletë “godi kamionin nga pas”.

Zyrtarët e spitalit thanë se të paktën shtatë policë u plagosën në sulm, i fundit në një seri që synon personelin e sigurisë në Pakistan.

Grupet e armatosura etnike Baloch kanë luftuar kundër qeverisë për dekada, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e burimeve të pasura të gazit dhe mineraleve të Balochistanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore