Lajme

Të paktën 4 të vdekur në protesta kundër talebanëve


Forcat talebane kanë treguar shpesh mungesë të përballimit të protestave në Afganistan, ku rasti i fundit, është ai i raportimit të vrasjeve të katër protestuesve afganë gjatë demonstratave kundër talebanëve.

Sipas një monitorimi të Kombeve të Bashkuara, plumba, kamzhikë dhe shkopinj gome, janë përdorur ndaj protestuesve.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse shtypi i OKB-së, tha se ka po ashtu raportime për kërkime derë më derë të afganëve që kanë ndihmuar amerikanët.

Një pjesë e mirë e protestave, ishin të drejtuara nga gra dhe vajza, prej tyre, ka pasur edhe të dhunuara rëndë, madje edhe të vrara nga forcat talebane.

Disa prej gazetarëve, kanë publikuar edhe foto të tyre me shenja në trup. Nga to, lihej të kuptohej një trajtim makabër nga ana e talebanëve.

Shenjat në trupat e gazetarëve afganë, të dhunuar nga talebanët

“Kemi parë reagim nga talebanët dhe fatkeqësisht ka qenë ndër më të ashprit”, vijon Shamsadani në monitorimin e saj.

Një rast ekstrem sipas saj, pati ndodhur kur një gazetari, në rrahje e sipër, talebanët i patën thënë se “është me fat që nuk i është prerë koka”.

Kërkesat për lirinë e medias dhe të grave në Afganistan, janë të shumta nga ndërkombëtarët. Presion i vazhdueshëm ushtrohet nga ta për këtë gjë. Mirëpo, talebanët, kanë tjetër qasje ndaj problemeve.

Monitorime të mëtejshme po ndodhin, jo vetëm në Kabul, por edhe në territore të tjera. Ndërsa, shpresa për një qeveri talebane të moderuar, po shuhet dalëngadalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore