Lajme

Të paktën 300 njerëz kanë vdekur nga bombardimet ruse në teatrin e Mariupol-it


Zyrtarët ukrainas thonë se rreth 300 njerëz mund të kenë vdekur nga bombardimet ruse në një teatër, ku ishin strehuar qindra njerëz.

Deri më tani, asnjë numër i të vdekurve nuk ishte publikuar pasi mbeturinat dhe granatimet e pamëshirshme e kishin bërë të vështirë verifikimin.

Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë dekalruar se sulmi është kryer nga Rusia. Ndërsa kjo e fundit e ka mohuar të ketë sulmuar teatrin. Pavarësisht se sulmet e saj ndaj ndërtesave të panumërta të banimit dhe objekteve të tjera joushtarake janë dokumentuar në të gjithë vendin.

“Nga dëshmitarët okularë po dalin informacione se rreth 300 persona kanë vdekur në Teatrin e Dramës së Mariupol-it pas goditjeve të një avioni rus”, shkroi bashkia e Mariupolit në Telegram.

Komunikimi me Mariupol është tepër i vështirë, kështu që është e vështirë të verifikosh në mënyrë të pavarur informacionin.

Më shumë se një javë pas sulmit, mbetet e paqartë se sa njerëz ishin në teatër në atë kohë.

Vlerësimet nga këshilli i qytetit dhe grupi i organizatës “Human Rights Watch” sugjerojnë se midis 500 dhe 1 mijë ishin strehuar në ndërtesë disa ditë para sulmit.

Pamjet e fundit satelitore nga Teatri i Mariupol-it – përpara se të bombardohej – treguan qartësisht se rusët ishin të paralajmëruar për faktin që në godinë ndodheshin fëmijë.

Në tokë ishte e shkruar qartësisht me bojë të bardhë dhe me shkronja të mëdha: Fëmijë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore