Përballje

Të mërkuren zhvillohen këto ndeshje në Serie A


Kampionati italian, Serie A, vjen këtë të mërkurë me ndeshjet e mbetura të javës së 25-të.

Të martën filloi java e 25-të, me ndeshjen Juventus – Spezia, në të cilën, “bardhezinjtë” triumfuan pastër me rezultat 3:0.

Ndeshja tjetër në program për tu zhvilluar të martën, ishte ndërmjet Lazios dhe Torinos, por kjo lojë u shty, shkaku i infektimit me coronavirus të tetë lojtarëve torinez.

Ndeshja hapëse e ditës së mërkurë, do të jetë në mes të Sassuolos dhe Napolit që do të luhet në ora 18:30.

Napoli vjen në këtë ndeshje pas tre fitoreve dhe dy humbjeve në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa Sassuolo në po aq ndeshje ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni mes tyre, e fitoi Sassuolo me rezultat 0:2.

Ndeshjet e tjera do të zhvillohen me fillim nga ora 20:45.

Milani do të ketë punë me Udinesen në shtëpi, ku këkon të ruajë pozitën e dytë, dhe të mbetet akoma në luftë për titull.

Udinese aktualisht po kalon formë mjaftë të mirë në kampionat, ku në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja tjetër interesante do të luhet në Firenze, aty ku Fiorentina e pret Romën.

Roma pavarësisht humbjes ndaj Milanit në javën e kaluar, “verdhekuqtë” po kalojnë momente mjaftë të mira, ndërsa Fiorentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë, të cilët në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, kundrejt tri humbjeve dhe një barazimi.

Ndeshjet e të mërkures:

18:30  Sassuolo – Napoli

20:45  Ac Milan – Udinese

20:45  Atalanta – Crotone

20:45  Benevento – Verona

20:45  Cagliari – Bologna

20:45  Fiorentina – Roma

20:45  Genoa – Sampdoria

Ndërsa të enjten do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e javës së 25-të në Serie A ndërmjet Parmës dhe Interit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore