Sport

Të mërkurën hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ditën e mërkurë, më 24 shkurt do të hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën e çerekfinaleve të sezonit 2020/21. Shorti do të hidhet në ambientet e stadiumit “Air Albania” në sallën e konferencave, duke filluar nga ora 11:00.

Skuadrat e kualifikuara në këtë fazë janë Vllaznia, Partizani, Kukësi, Teuta, Skënderbeu, Laçi, Dinamo dhe Korabi. Nga shorti do të përcaktohen katër çifte dhe ndeshjet do të luhen më 17 mars, nesë çdo gjë shkon sipas parashikimeve.

Siç është zhvilluar deri më tani, Kupa e Shqipërisë, këtë sezon nuk do të jetë me sistem vajtje-ardhjeje, por me një ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore