Të hënën e 20 nëntorit, në Kosovë do qëndrojë për vizitë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Sipas një njoftimi për media të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ndërsa pas takimit me Osmanin në Prishtinë, do të ketë konferencë për media. Më pas Stoltenberg do të vizitojë kampin e KFOR-it “Nothing Hill” ku do të takohet me Komandantin dhe do t’u drejtohet ushtrave me një fjalim.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu edhe me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein. Po ashtu gjatë qëndrimit të tij katër ditorë në Ballkan, ai do të takohet edhe me krerët e shtetit në Serbi, në Maqedoni të Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Ndryshe, pas përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit, NATO-ja ka dërguar qindra ushtarë në Kosovë.
Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash që tashmë stërvitet në Kosovë.
Ndërsa Rumania ka dislokuar gjithashtu rreth 130 ushtarë në kuadër të KFOR-it. NATO ka udhëhequr misionin paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999, në përputhje me autorizimin sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
KFOR-i aktualisht përbëhet nga më shumë se 4.500 ushtarë, me kontribute nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mediat serbe: Dialogu në nivel të kryenegociatorëve mbahet të martën
-
Policia nis hetimet për fotografit me mbishkrime kërcënuese në Veri
-
Shqiptarët në Luginë vazhdojnë kundërshtimin e politikave diskriminuese të Serbisë, protestojnë përsëri më 23 shtator
-
Policia bastisje në 9 lokacione në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohen armë