Futboll

Të gjithë pas talentit të Sporting CP


Nuno Mendes është talenti i radhës i portugezëve të Sporting CP, që po “çmend” ekipet më të medha europiane. Sipas gazetës portugeze O Jogo pas tij janë Juventus-i, Inter-i, Liverpool-i, Manchester United, Real Madrid-i, Arsenal-i dhe Wolves-i.

18-vjeçari, 1.76m i gjatë, mbrojtës i majtë, por që mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, këtë sezon ka nëntë paraqitje në kampionat, ku ka realizuar një gol, dy paraqitje në kualifikueset e UEFA Europa Ligë dhe një në Kupën e Portugalisë.

Mendes është pjesë e Portugalisë U21, me të cilën ka regjistruar edhe katër paraqitje.

Kontrata e Mendes me Sporting-un, skadon në verën e 2025 dhe kartoni i tij sipas Transfermarket kap vlerën e 12 milionë eurove, por vështirë se Sporting-u do të heqë dorë prej tij për këtë shumë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore