Lajme

Të gjitha dozat e prodhura në Hollandë të AstraZeneca-s do të qëndrojnë në BE


AstraZeneca ka rënë dakord që pothuajse të gjitha dozat e vaksinave Covid të prodhuara në Hollandë do të qëndrojnë në Bashkimin Evropian (BE).

Thierry Breton, komisioneri evropian që drejton grupin e vaksinave të bllokut, tha se shefi ekzekutiv i AstraZeneca-s i kishte konfirmuar atij se të gjitha dozat, përveç 1.2 milion deri në 1.5 milion doza, hollandeze tani do të dorëzohen në vendet anëtare të BE-së.

Fabrika Hollandeze, prodhon rreth 7.5 milionë doza vaksine në muaj, mbi të cilat Mbretëria e Bashkuar pretendoi se kishte të drejtë kontraktuale gjatë bisedimeve të fundit.

Breton tha se në një telekonferencë video, midis CEO-s të Halix dhe CEO-stë AstraZeneca-s, CEO i AstraZeneca-s tha se gjithë prodhimi i Halix ishte planifikuar për të mbështetur shpërndarjen në BE.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se “po bëjnë përparim të jashtëzakonshëm përmes shtrirjes së programit të vaksinimit dhe të mbeten të sigurt në furnizimet e tyre”.

Sir Tim Barroë, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në BE, ka zhvilluar bisedime të enjten e kaluar në Bruksel me ndihmësit e presidentes së komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar një marrëveshje mbi vaksinimet e bëra në Hollandë dhe çështjet më të gjera rreth prodhimit të vaksinave.

Rezervat në fabrikën në Leiden, në Hollandën e Jugut, janë parë në Whitehall si shkak i krijimit të mungesës së prodhimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Universiteti i Oksfordit, të cilit iu dhanë më shumë se 65.5 milionë paund fonde shtesë nga qeveria e MB-së vitin e kaluar për të punuar rreth vaksinës së tij, ka qenë në një marrëdhënie tregtare me fabrikën Halix që nga Prilli i vitit 2020.

“Në diskutimin që pata në fillim me CEO-n e AstraZeneca-s, e kuptova, se devijimi i Halix është financuar nga qeveria Britanike”, tha Breton.

Komisioneri shtoi se performanca e 27 vendeve anëtare të përdorimit të vaksinave do të kishte qenë më superiore se e Mbretërisë së Bashkuar nëse ata nuk do të kishin probleme me AstraZeneca-n.

Kjo e fundit ishte në gjendje të prodhonte vetëm 29.8 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti më pak se 25% të angazhimit fillestar.

Ai tha se pavarësisht çështjeve në muajt e parë të vitit, BE kishte për qëllim vaksinimin e 70% të popullsisë së rritur deri në 14 korrik.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore