Përballje

Të enjten zhvillohet finalja e Kupës së Gjermanisë


Vetëm pesë ditë pasi u përballen në një ndeshje dramatike në Bundesligën gjermane, Leipzig dhe Dortmund kësaj here do të kenë një ndeshje të një niveli më të lartë, pasi që do të diskutojnë mes tyre Kupën e Gjermanisë “DFB Pokal”.

Finalja e madhe mes tyre do të zhvillohet këtë të enjte në “Olympiastadion” të kryeqytetit të Gjermanisë me fillim nga ora 20:45.

Për dyja skuadrat, ky do të jetë një trofe shumë i kërkuar, pasi që si Leipzig ashtu edhe Dortmund, nuk patën suksese në Bundesligë.

Skuadra e Red Bull Leipzig momentalisht është e dyta në kampionat, kurse Dortmundi në javën e fundit hyri në zonën Champions.

Dortmundi në pesë ndeshjet e fundit, po kalon një formë fantastike të cilët kanë koleksionuar pesë fitore, derisa skuadra e Leipzig në pesë sfidat e fundit ka arritur dy fitore kundrejt nje barazimi dhe dy humbje.

Leipzig, për të arritur deri në finale ka eliminuar skuadrat: Nuremberg, Augsburg, Bochum, Wolfsburg dhe Werder Bremen.

Ndërsa Dortmund eliminoi ekipe si: Duisburg, Braunschweig, Paderborn, Monchengladbach dhe Holstein Kiel.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore