Lajme

Të drejtat e abortit janë hequr nga drafti i G7


Në draftin më i fundit të konkluzioneve të samitit G7 që do të hapet të enjten në Itali, pika në të cilën theksohet rëndësinë e garantimit të “aksesit efektiv dhe të sigurt ndaj abortit” është hequr.

Pika për të drejtën e abortit ishte përfshirë gjatë takimit të G7 në Hiroshima dhe Franca dhe Kanadaja, kishin kërkuar që referenca të forcohej.

Italia është presidente e G7-s këtë vit. Më herët në prill, ministrat e Jashtëm të G7 u angazhuan gjithashtu për të promovuar shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese – por pa përmendur abortin në vetvete.

Këtë herë, Meloni po mundohej të “zhdukte” përpjekjet e udhëhequra nga SHBA, Japonia, Franca dhe Gjermania për të përfshirë “abortet e sigurta dhe të ligjshme” në tekst.

Por teksti është ende duke u negociuar dhe është ende e paqartë nëse ky formulim shihet si një vijë e kuqe për Melonin.

Tensionet në Itali për të drejtat e abortit janë rritur nën Melonin, e cila është akuzuar se e ktheu vendin në kohërat mesjetare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore