Përballje

Të dhëna për datën e dy-luftimit Joshua-Fury


Boks i peshave të rënda

Dy prej boksierëve më të suksesshëm të shekullit të 21-të në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, do të përballen në një duel historik.

Menaxheri i Anthony Joshua, Eddie Hearn, gjithashtu dhe zëri kryesor i kompanisë promotore Matchroom Boxing, ka njoftuar se ndeshja mund të zhvillohet në fund-maj të 2021.

Gjithashtu, Hearn dëshiron të nënshkruaj një kontrat me të drejtë revanshi.

Një ngërç potencial nga krahu i Fury-t, i cili mund ta vonoi këtë takim, është fakti se ai ende nuk ka zgjidhur kontratën ligjore midis tij dhe ish-kampionit të padiskutushëm amerikan, Deontay Wilder.

Fury i rrëmbeu titullin e Këshillit Botëror të Boksit (World Boxing Council/WBC), si kampion i padiskutueshëm i botës së peshave të rënda Wilder-it, në një përballje të dyfishtë.

E para përfundoi me barazim, ndërsa të dytën e fitoi Fury.

Ndërkaq, Wilder, pretendon se të dyja palët kishin rënë dakort për një ‘trilogji’ (meç i trefishtë).

Ndërkohë, Fury thotë se “Wilder është larguar nga çdo negocim i mëtejshëm pas ndeshjeve”.

Një tjetër pengesë mbi përcaktimin e datës së ndeshjes Joshua-Fury është dhe vendndodhja.

Sidoqoftë, Hearn ka thënë për DAZN se “fjala e fundit i takon Fury-t dhe Joshua-s”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore