Të dashurës donte t’i priste fytin, shënjestër kishte ish-vjehrrin, pas 4 vrasjesh do të dorëzohej – Ky ishte plani makabër i Dan Hutrës
Është zbardhur dëshmia e plotë e autorit të asaj që tashmë njihet si masakra e 1 marsit, Dan Hutra, i cili në pak minuta të mesditës, vrau gjakftohtësisht tre gra dhe plagosi tre të tjera.
Në këtë dëshmi, vrasësi i shumëfishtë ka zbuluar vetë detaje rrëqethëse nga aktet që ai ka kryer, duke shpjeguar edhe gjithë planin që kishte hartuar.
“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh”.
Kështu ka treguar ai fillimisht, i pyetur nga hetuesit.
Ai ka reflektuar po ashtu se nuk donte ta qëllonte me armë viktimën, sepse në të kundërt nuk do të kishte dot mundësinë të kryente vrasjet e tjera.
Më pas, ai ka vijuar të tregojë se ka shkuar në Kodër-Kamëz, për të vrarë ish-vjehrrin e tij, të cilin nuk e ka gjetur vetë në shtëpi.
Por, aty kanë qenë gratë e shtëpisë, ndër të cilat edhe ish-bashkëjetuesja e Hutrës, me të cilën ai kishte një fëmijë të sapolindur.
Duke vrarë dy gratë e para në oborr, nën breshëri kallashnikovi, atij i kanë mbaruar municionet dhe ka shkuar për t’i marrë jetën me thikë ish-bashkëshortes dhe ish-vjehrrës.
Këtë gjë nuk e ka arritur dot.
Vijimësia e “skenarit” makabër të ndërmarrë, kishte të bënte me dy objektiva të tjerë, vëllain e Vladimir Kurtit, me të cilin ai kishte pasur konfliktime në të shkuarën dhe gjithashtu edhe në burg.
Personi tjetër, ishte një qytetar, i cili sipas Hutrës, i kishte dhënë një pistoletë vrasësit të babait të tij, 23 vjet më parë dhe kështu, kërkonte hakmarrje.
Më pranë, siç ka shpjeguar, ka pasur shtëpinë e Kurtit dhe ndaj ka shkuar aty, por pa e gjetur babanë e kundërshtarit në shtëpi.
Në atë ka thirrur nëse kishte njeri dhe vajza e shtëpisë ka dalë në oborr, ku Hutra më pas e ka qëlluar dhe e ka lënë të vdekur.
Mamanë e saj ndërkaq, nuk e ka qëlluar, sepse siç rrëfen, nuk donte ta vriste.
“Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”.
Objektivin e fundit kishte vendosur ta kryente në Sharrë, për ku ai është larguar me automjetin e tij.
Madje, është ndeshur rrugës edhe me patrulla policie, të cilat shkonin drejt vendngjarjeve të vrasjeve të tjera.
Me të shkuar në Kodër, ai po priste ardhjen e objektivit tjetër dhe me të kryer vrasjen e katërt, kishte në plan të vetëdorëzohej në Polici.
Por, diçka e tillë nuk ka ndodhur, sepse Hutra është vënë në pranga dhe tashmë pritet dënimi për të.
Flasin ekspertët për Albanian Post: Dan Hutra një vrasës serial feminicid, psikopat i integruar
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Edi Rama thërret Grubin në telefon, ai i shpjegon se pa Taravarin në zgjedhje Osmani do ishte në balotazh
-
Rama: Reportazhi i Rai-t është bërë për të sulmuar Melonin duke përdorur shëmtuar Shqipërinë dhe Agaçin
-
Ranucci: Rama dhe Agaçi refuzuan intervistat, dokumentet tona janë gjyqësore
-
PD kërkoi shfuqizimin e ligjit mbi administrimin e Butrintit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën
Lajmet kryesore
-
Osmani shpall fitoren ndaj Taravarit me mbi 40 mijë vota dallim
-
Edi Rama thërret Grubin në telefon, ai i shpjegon se pa Taravarin në zgjedhje Osmani do ishte në balotazh
-
Iran: Reperi Toomaj i dënuar me vdekje, mori pjesë në protesta
-
Zgjedhjet presidenciale: Osmani bindshëm fitues në kampin shqiptar, balotazhi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkova