Film

“Të bëhesh Led Zeppelin” në Festivalin e Filmit të Venecias


Dokumentari i parë i autorizuar nga vetë bendi legjendar Led Zeppelin “Becoming Led Zeppelin”, është shfaqur si premierë në Festivalin e Filmit në Venecia. Aty u shfaq video-klipi i parë zyrtar i dokumentarit.

Klipi njëminutësh tregon pjesë nga arkivat e performancave të bendit, duke luajtur këngën “Good Times Bad Times”, me një zeppelin pezull në qiell.

Jimmy Page ishte prezent në premierë, i cili diskutoi për filmin, siç raporton Associated Press.

Kitaristi Jimmy Page tha se bendi ka pasur kërkesa të mëdha për të autorizuar një dokumentar për grupit, por ishin “tejet të këqija. Të këqija aq shumë sa që kur i shihje, e vëreje se ata përqendrohen në gjithçka tjetër përveç muzikës”.

Sidoqoftë, për “Becoming Led Zeppelin”, Page u shpreh se “ne këtë gjithçka theksi është te muzika, dhe atë se çka e ka bërë muzikën goditëse. Kjo është me të vërtetë diçka e një tjetër zhanri”.

Producentët Bernard MacMahon dhe Allison McGourty gjithashtu folën për kohën e shpenzuar për të grumbulluar pamjet e rralla të filmit, dhe një vit të tërë për të gjetur audiot origjinale nga një intervistë që John Bonham bëri me një gazetar australian.

Përveç xhirimeve, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë, dokumentari përmban edhe intervista të reja me anëtarët e mbijetuar të grupit, Page, Robert Plant dhe John Paul Jones.

“Kur u takuam për herë të parë, ishim pak të stresuar. Por ishim të udhëheqhur nga ideja për të ndërtuar këtë linjë tregimi”, tha Page, duke shtuar edhe se “atëherë e kuptova që edhe ata po dinë çka duam të bëjmë, ata e kuptuan krejtësisht këtë”.

Regjisori anglezo-amerikan, Bernard MacMahon, në muajin gusht kishte bërë të ditur edhe emrin e dokumentarit të përfolur të grupit legjendar të rokut Led Zeppelin, “Becoming Led Zeppelin”.

“Becoming Led Zeppelin, është një film që askush s’ka menduar se mund të bëhet”, tha MacMahon në një deklaratë.

“Ngritja meteorike e bendit në gjithësi ishte e shpejtë dhe virtualisht e padokumentuar. Përmes kërkimeve intenzive nëpër tërë botën dhe vite restaurimi të audiove dhe vizualeve nëpër arkiva, më në fund kjo histori do të mund të tregohet”.

Data e publikimit të këtij dokumentari ende s’është bërë e ditur edhe pse është lajmëruar qysh në vitin 2019.

Dokumentari do të përfshijë intervista me tre anëtarët e gjallë të grupit – Jimmy Page, Robert Plant, dhe John Paul Jones – që këtë dokumentar e bën të parin film ku ata marrin pjesë.

Bernard MacMahon në vitin 2017 ka drejtuar dokumentarin “American Epic”, ku gjurmohen rrënjët e hershme të muzikës amerikane të viteve 20. Këtë film më së miri e ka mirëpritur vetë kitaristi i Led Zeppelin, Jimmy Page.

“Kur pashë gjithçka që Bernard kishte bërë si vizualisht ashtu edhe me audion, për arritjet e jashtëzakonshme që është ‘American Epic’, e dija se ai do të ishte i kualifikuar për të treguar historinë tonë”, kishte thënë Page në 2019-ën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore