Lajme

Të ardhurat zyrtare të Putin-it në vitin 2021: Veç 114 mijë euro dhe një shtëpi 77 metra katrorë


Në vitin 2021, presidenti rus Vladimir Putin ka marrë vetëm 114 mijë euro, duke deklaruar në organet tatimore pronësinë e një apartamenti 77 metra katrorë në Moskë.

Bashkë me dy makina të prodhuara në vend, një Volga dhe një automjet fuoristradë Niva, plus një karrocë-rimorkio të tyre që përdoret për pushime kampingu.

Sakaq, kryeministri Mikhail Mishustin, ka deklaruar të ardhura prej 18.3 milionë rublash, diçka më pak se një vit më parë.

E ndërsa gruaja e tij Vladlena Mishustina, pa pasur asnjë aktivitet sipërmarrës të njohur, ka çuar në shtëpi 64.5 milionë rubla, 721 mijë euro.

Kurse për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, i cili ka marrë vetëm 8.3 milionë rubla, paga kalon edhe vlerësimin me pesë yje të së shkuarës.

Dhe mund të vazhdojë pafundësisht.

Deklarimi i shifrave të pakta në deklaratat tatimore të politikanëve është një stil i përhapur kudo.

Kështu ka ndodhur në Moskë, edhe nëse hetimet për të ardhurat e ministrave dhe njerëzve të pushtetit kanë pasur të bëjnë me pronat e tyre jashtë vendit.

Prej muajsh, mediat në mbarë botën kanë ndjekur pasurinë e njerëzve të prekur nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian.

Dhe emrat e parë të marrësve të këtyre masave janë thuajse gjithmonë të njëjtit si me të përmendurit.

Kontrasti midis shtrirjes së përgjithshme të pasurive të tyre të fshehura jashtë vendit dhe fitimeve të deklaruara në autoritetet tatimore të vendit të tyre është i habitshëm.

Niveli i ulët i të ardhurave ruse të Putin-it dhe ministrave të tij nuk duhet të mashtrojë.

32 zyrtarët e parë të lartë të qeverisë ruse, pothuajse të gjithë deputetë të Rusisë së Bashkuar, në vitin 2021 ende merrnin mbi 65.7 milionë rubla secili, gati 5.5 milionë rubla në muaj, që është 66 mijë euro në muaj me kursin e sotëm.

Kjo, në një vend që i ka të ardhurat mesatare më të ulëta në botë.

Paga e një qytetari rus është rreth 40 mijë rubla në muaj, 480 euro.

Prirja e liderëve të Kremlin-it për të grumbulluar pasuritë e tyre jashtë krijon një paradoks të dukshëm.

Të jesh anëtar i shumicës së thjeshtë në parlamentin rus është shumë më lirë se sa të jesh këshilltar i Putin-it.

Deputetët fitojnë afërsisht 4.3 milionë rubla, 110 herë më shumë se paga mesatare e një rusi, ndërsa të ardhurat e raportuara nga zyrtarët e stafit të Kremlin-it janë 28 herë më të larta.

Sipas deklaratave zyrtare, më i pasuri nga të gjithë rezulton të jetë Vladimir Medinsky, ish-ministri i Kulturës, besnik ndaj Putin-it dhe kreu i delegacionit rus në negociatat me Kiev-in, i cili fiton 107 milionë rubla, gati 1 milion e 290 mijë euro.

Por duket se nuk qëndron.

Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, ka deklaruar 12.6 milionë rubla, 141 mijë euro, me një rritje prej 2.5 milionë krahasuar me një vit më parë.

Çka nuk ka gjasa të kompensojë shpenzimet e vitit 2016, kur Polina Kovaleva-s, vajzës 21-vjeçare, i ishte blerë me para në dorë një apartament me vlerë 4.4 milionë paund në lagjen e Londrës, South Kensington.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putin-it, është gjithashtu nën kritikat e sanksioneve.

Paçka se në vend ai është i kënaqur me një pagë prej 14.5 milionë rubla, shumë më e ulët se të ardhurat e gruas së tij, ish-kampiones olimpike të patinazhit, Tatiana Navka.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore