Sport

Të ardhurat nga sponsorët teknikë: Real-i në krye, vetëm një skuadër nga Serie A në “top 10”


Real Madrid-i është klubi lider në Evropë për sa u përket të ardhurave që përfiton nga sponsori teknik.

Madrilenët, falë marrëveshjes me kompaninë “Adidas”, paguhen nga kjo e fundit 120 milionë euro në vit.

Në vendin e dytë, vjen një skuadër rivale e Real Madrid-it, Barcelona.

Katalanasit kanë marrëveshje me kompaninë më të madhe në botë të veshjeve sportive “Nike”. Dhe, falë saj, ata përfitojnë 105 milionë euro në vit.

Manchester United renditet në vendin e tretë. Anglezët përfitojnë 87 milionë euro nga marrëveshja me “Adidas”.

Top 10 marrëveshjet më fitimprurese:

4-PSG – Nike: 80 milionë euro

5-Manchester City – Puma: 75 milionë euro

6-Arsenal – Adidas: 70 milionë euro

6-Chelsea – Nike: 70 milionë euro

8-Bayern Munich – Adidas: 60 milionë euro

9-Juventus – Adidas: 51 milionë euro

10-Liverpool – Nike: 35 milionë euro

10-Tottenham – Nike: 35 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore