Lajme

Të ardhurat e Tesla-s shënojnë rënie mes frikës së ngadalësimit të kërkesës


Për tremujorin e tretë të këtij viti, të ardhurat e kompanisë Tesla kanë rënë përtej pritshmërive, duke bërë që çmimi i aksioneve të bjerë më shumë se katër për qind.

Tesla ka shënuar 3.3 miliardë dollarë fitim dhe 21.45 miliardë dollarë të ardhura.

Këto rezultate të saj vijnë dy javë pas njoftimit se ka prodhuar 22 mijë automjete më shumë sesa ka dorëzuar, çka i ka dhënë sinjalin analistëve se kompania nuk ka qenë në gjendje të ruajë kërkesën.

Paçka të gjithave, shefi Elon Musk mbetet optimist.

“Nuk mund të them se kemi kërkesa të shkëlqyera për tremujorin e katërt dhe se presim të shesim çdo makinë që kemi bërë. Fabrikat po funksionojnë me shpejtësi të plotë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mungesën e dërgesave, kompania ia ka atribuuar çështjeve të transportit.

Në raportin e saj të të ardhurave, kompania ka bërë me dijë se gjithnjë e më shumë po shtrenjtohet sigurimi i kapaciteteve për të transportuar automjetet.

Teksa Tesla ka dështuar në arritjen e pritshmërive, rezultatet e saj financiare tregojnë se ka qanë në gjendje të rikuperohej nga tremujori i dytë i dobët i vitit 2022.

Asokohe, Tesla u përball me rënie të fitimit pas mbylljes së fabrikës në Shanghai dhe ngadalësimit të prodhimit.

Teksa disa analistë mbetet pesimistë për rritjen e kompanisë, ata paralajmërojnë se ajo duhet të jetë e kujdesshme në rritjen e çmimeve të automjeteve.

Nga ana tjetër, rezultatet vijnë pasi Musk i afrohet një marrëveshjeje për të blerë Twitter-in, e cila mund t’i kërkojë atij të shesë më shumë nga aksionet e tij të Tesla-s për të financuar blerjen.

“Natyrisht që është një produkt që e njoh shumë mirë dhe është një aset që ka humbur për një kohë të gjatë dhe ka potencial të jashtëzakonshëm”, ka thënë Musk.

Megjithatë, analistët janë të mendimit se ngadalësimi i tregut apo marrëveshja me Twitter-in, nuk do ta dëmtojnë pozicionin e Tesla-s si lider në industrinë e automjeteve elektrike.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore