Muzikë

Taylor Swift shumë shpejt me album të ri, zbulon edhe emrin


Këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift, po vazhdon të jetë mes personazhesh më të popullarizuara në botë, falë talentit, muzikës dhe aktivitetit të saj në ekran.

Vite me radhë, artistja, ka arritur që të grumbullojë një numër të madh të mbështetësve, të cilët e përkrahin në çdo projekt që ajo publikon.

E këta të fundit janë lumturuar shumë pasi që Taylor, ka paralajmëruar se shumë shpejt albumi i saj do të dal në shitje.

Një nga versionet finale për kopertinen e “Red”.

“Red” është titulli me të cilin këngëtarja e ka emëruar albumin e saj më të ri, i cili do të përmbaj gjithsej 11 këngë.

Madje, pjesë e albumit të ri të Swift, pritet të jenë disa nga emrat më eminentë në muzikën botërore, emrat e të cilëve ajo nuk ka preferuar t’i zbulojë.

Gjithsesi, lajmi është mirëpritur nga fansat e këngëtares, teksa nuk kanë munguar komentet nga më të mirat.

“Në pjesën muzikale dhe atë të tekstit, albumi ‘Red’ i ngjante një personi të thyer nga zemra. Ishte në të gjithë vendin, një mozaik i thyer ndjenjash që disi të gjitha përputheshin së bashku. Të lumtur, të lirë, të hutuar, të vetmuar, të shkatërruar, euforik, të egër dhe të torturuar nga kujtimet e kaluara”

“Si të provoja pjesë të një jete të re, hyra në studio dhe eksperimentova me tinguj të ndryshëm dhe bashkëpunëtorë. Dhe nuk jam i sigurt nëse po derdhja mendimet e mia në këtë album, duke dëgjuar zërat tuaj që këndonit tekstet e këngëve të mijat, arrita të ec e t’i shëroj plagët”, ka shkruar Swift duke e shpjeguar faktin se “Red” është një copëz nga jeta personale e saj.

Taylor, po ashtu ka zbuluar se një nga këngët e albumit është e gjatë 11 minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore