Muzikë

Taylor Swift nderohet me çmimin nga NMPA


Këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift, është nderuar me çmimin “Icon Songwriter” nga “National Music Publishers Association’s”.

Në dhënien e çmimit, shefi i evenimentit, David Israelite, ka folur jo vetëm për arritjet e saj si kompozitore dhe artiste por edhe për punën e saj në shkrimin e teksteve për këngëtarët e tjerë.

David, ka theksuar si “arritje të lartë”, suksesin e Taylor të korrur ani pse ajo kishte tërhiqur promovimin e këngëve të saj në platformën “Spotify”.

Edhe, Swift, ka mbajtur fjalimin e saj gjatë pranimit të çmimit teksa është shprehur të ndjehet e nderuar për vlerësimin.

“Jam me të vërtetë e nderuar që po marr këtë çmim sepse nderon pjesën e punës sime që është kaq magjike dhe mistike për mua, akoma”, ka thënë ajo.

Taylor ka folur edhe rreth shkrimit të teksteve, punë që ajo gjithmonë tregon se e do shumë.

“Unë e dua shumë shkrimin e këngëve, sepse ka një element që është ende me të vërtetë misterioz. Kur të marrësh një ide nuk je plotësisht e sigurt, por ideja është ta bësh atë pjesë të artit muzikor dhe aty hyn mjeshtëria; kjo është ajo ku ju keni mundësinë për të mësuar dhe për të ushqyer atë zanat”, ka thënë tutje Swift.

Këngëtarja është mirënjohje ka shprehur edhe për ata që ishin pranë saj para se ajo të bëhej e famshme në mbarë globin.

“Së pari, për këdo që shkruajti me mua në Nashville kur isha në klasën e tetë ose të nëntë: ajo që ju bëtë është çmenduri dhe unë jam aq me fat sa që arrita të mësoj nga disa nga shkrimtarët më të mirë të ‘Music Row’”.

“Liz Rose ishte dikush që kalonte orë e orë të tëra me mua kur nuk kishte absolutisht asnjë shenjë që diçka do të ndodhte në karrierën time. Karta ime e vallëzimit nuk ishte e plotë, unë isha 14, dhe ajo shkroi me mua kaq shumë herë dhe më mësoi se si t’i redaktoja idetë e mia në diçka që do të mbushte një grusht emocional”.

Ylli i hitit “Look what you made me do”, ka përmendur edhe emrat e tjerë falë të cilëve sipas saj ka arritur “majat e suksesit”.

Max Martin, Johan Shellback e Jack Antonoff janë disa nga bashkepunetoret e Swift më të ngushtë, të cilët janë pjesë e krijimtarisë së saj ndër vite.

Pas fjalimit të Swift, artistja, Sara Bareilles interpretoi këngën e Swift të titulluar “Clean”, të vitit 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore