Jetesë & Stil

Taylor Swift krenare për miqësinë me Selena Gomez


Taylor Swift dhe Selena Gomez

Një miqësi si ajo në mes të Taylor Swift dhe Selena Gomez është për t’u lakmuar!

Këngëtaret e suksesshme, Taylor Swift dhe Selena Gomez, janë mikesha të ngushta dhe të pandara, dhe këtë e dëshmoi edhe një herë prania e kësaj të fundit në prapaskenat e emisionit “Saturday Night Live”, ku ylli i hitit “Evermore” ishte e ftuar.

Selena Gomez dhe Taylor Swift.

Taylor ka zbuluar se Selena ishte pranë saj për orë të tëra, gjatë parapërgatitjeve për programin e emisionit në të cilin ishte e ftuar, ndërkohë që këtë e tregoi edhe përmes një videoje të publikuar në median sociale – TikTok.

Swift ishte e ftuara muzikore në spektaklin e fund javës dhe kishte ftuar për ta mbështetur edhe aktoren, Blake Lively dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds e personazhe të tjerë.

Këngëtarja e “Wildest Dreams” përdori një tingull viral në aplikacion për të zbuluar se Selena ishte e pranishme, duke treguar se mbështetja e Gomez nuk mungon asnjëherë.

Dyshja u  bënë shoqe për herë të parë në vitin 2008, ndërsa secila ishte në lidhje me anëtarët e Jonas Brothers (Taylor me Joe dhe Selena me Nick).

Taylor Swift

“Ishte gjëja më e mirë që i përfunduam ato marrëdhënie”, pati thënë Gomez në një intervistë për “KISS FM UK” në vitin 2017.

Pa folur rreth miqësisë së tyre nuk kishte mbetur as Swift, e cila gjatë një interviste të mëparshme, kishte thënë se një shoqëri si ajo mes tyre është e rrallë të gjendet sot kudo nëpër botë.

Taylor Swift dhe Selena Gomez.

“Kur jeta juaj ndryshon, dhe ju futeni në këtë vorbull vërtet të çuditshme, ku jeta juaj është e ndryshme nga ajo që njerëzit e tjerë mendojnë se është… Të dyja e kemi ruajtur miqësinë tonë, pavarësisht nga ndryshimet që kemi kaluar”, pati thënë Taylor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore