Muzikë

Taylor Swift fiton për të tretën herë “Albumin e Vitit” në “Grammy’s”


“Folklore” i Taylor Swift fitoi “Albumin e Vitit” në “Grammy’s” 2021.

Ajo u ngjit në skenë me bashkëpunëtorët e saj, dhe e pranoi çmimin duke falënderuar të dashurin e saj Joe Alwyn, miqtë e saj Blake Lively dhe Ryan Reynolds, si dhe fansat.

“Joe, i cili është personi i parë që unë ia tregoj çdo këngë që shkruaj. Kam pasur kohën më të mirë duke shkruar këngë me të në karantinë,” tha ajo.

Ndërsa fitorja e këtij çmimi nuk ishte thjesht emocionuese dhe e merituar, por edhe thyerje rekordesh.

Taylor hyri në historinë e “Grammy’s” duke u bërë artistja e parë grua që fitoi tri herë çmimin e “Albumin  të vitit”.

Për herë të parë ajo e mori “Albumin e vitit” me “Fearless” në vitin 2010, dhe pastaj përsëri e fitoi atë me albumin “1989” në vitin 2016.

Përveç Taylor Swift-it, janë vetëm edhe tre artistë të tjerë që kanë fituar këtë çmim tri herë – Paul Simon, Stevie Wonder dhe Frank Sinatra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore