Gatimi

Taratori, pjata që e gjejmë në çdo familje shqiptare


Taratori është një pjatë tipike e kuzhinës Ballkanase. Ajo është shumë popullore edhe në vendin tonë. Mund të serviret si supë e ftohtë ose si sallatë.

Përbërësit:

1kg kos me yndyrë; 1 kastravec i madh i prerë në kubik të vegjël; 5 thelpinj hudhra të grira në rende; kopër e grirë hollë; kripë; vaj ulliri

Në një tas te madh, rrahim kosin me pak kripë me ndihmën e një teli kuzhine derisa të rezultoje homogjene. Më pas e bashkojmë me kastravecin duke shtuar hudhrat, vaj ulliri dhe e përziejmë derisa salca të rezultojë e njëtrajtshme. E vendosim në frigorifer për një orë në mënyrë që shijet të bashkohen me njëra tjetrën. Në fund e servirim të ftohtë duke e spërkatur me pak vaj ulliri dhe majdanoz të grirë në sipërfaqe./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore