Lojëra

Tani mund të luani lojën Zero Wing në Switch


Tani mund të luani pikërisht në Nintendo Switch. Zero Wing, i cili përmban thënien klasike “all your base are belong to us” gjatë skenës së tij prezantuese, tani është në dispozicion në aplikacionin Sega Genesis që është me abonim në Nintendo Switch Online + Expansion Pack.

Nintendo duket se e di mirë këtë meme. Në një video që njofton ardhjen e Zero Wing dhe tre lojëra të tjera,

Zero Wing është një “arcade video game” e 1989 e zhvilluar nga Toaplan dhe e botuar fillimisht në Japoni nga Namco dhe në Amerikën e Veriut nga Williams Electronics.

Duke kontrolluar anijen luftarake hapësinore ZIG, lojtarët marrin rolin e protagonistit Trent në një përpjekje të fundit për të përmbysur CATS kiborg të huaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore