Sport

Talenti 10-vjeçar i tenisit


Talenti, në fakt, dallohet që në vegjëli. 10-vjeçari Teodor Davidov është në gjendje të luajë tenis me të dyja duart në të njëjtën kohë.
Një video e tij, e para pak javëve, në internet ka tërhequr mjaft vëmendje. Konsiderohet diçka e rrallë që një fëmijë të jetë në gjendje të luajë me të dyja duart njësoj.

Fillimisht mendohej se talenti i ri nga Denver, i shtetit Colorado të SHBA-ve, por me origjinë bullgare, kishte lindur me këtë veti të rrallë. Por, në fakt, pas gjenialitetit të tij “fshihet” i ati.

Kalin dhe Elena Davidov, prindërit e Teo-s, siç ata e quajnë, u shpërngulën nga Bullgaria për në Colorado pak kohë pasi lindi Teo.

Të dy prindërit e tij kanë prejardhje nga sportet me dorë, gjithashtu edhe në mjekësi tradicionale.

Kalin, babai i Teo-s, ka diplomë të nivelit Bachelor në edukim fizik. Në rininë e tij ka luajtur tenis edhe volejball. Ndërsa Elena, mamaja e Teo-s, ka qenë notare dhe ka studiuar terapi fizike.

Kalin thotë se, arsyeja kryesore pse dëshironte që i biri i tij të luante me të dyja duart, nuk kishte të bënte aspak me strategjinë e tenisit.

“Kur Teo mbushi tetë vjeç, fillova t’i stërvisja anën e tij të majtë. Kështu për ta ekuilibruar hemisferën e trurit të tij të majtë me atë te djathtën”, rrëfen i ati i vogëlushit.
Teo ka natyrë tepër ekstroverte, shumë pasionant dhe i zjarrtë, por edhe pak i zhbalancuar. Pra, qëllimi kryesor ishte të krijoja efekt ekuivalent në secilën pjesë të trurit të tij dhe ja ku jemi tani”, rrëfeu Kalin për The Guardian në një video-telefonatë.

Teo nuk e përdor thuajse kurrë teknikën nga brenda-jashtë me raketë tenisi.

Është ngjarje shumë e rrallë në tenisin profesional që një tenist të jetë në gjendje të luajë me të dyja duart në të njëjtën kohë.

Përjashtim bën rusja Evgenia Kulikovskaya, e cila renditej në top 100 tenistët më të mirë të botës gjatë fillim-viteve 2000. Tjetër rast ka qenë edhe amerikani Luke Jensen, i cili fitoi French Open-in në kategorinë çift në 1993. Luke mori dhe një nofkë të specializuar për vetinë dhe aftësinë e tij dy-duarsh: Dy Duar Luke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore