Përballje

Talen Horton-Tucker heroik në fitoren e Lakers


Gjuajtja e fitores për Lakers nga Talen Horton Tucker

Ndeshja mes New York Knicks dhe Los Angeles Lakers ishte shumë interesante dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezulat 99:101.

Lakers arritën ta fitojnë ndeshjen në kohë shtesë pasi koha e rregullt nuk ishte e mjaftueshme për të gjetur fituesin e ndeshjes.

Dueli ishte i baraspeshuar që nga fillimi ku fituesi nuk dihej deri në posedimin e fundit.

Për Lakers,  Talen Horton-Tucker ishte heroi i ndeshjes pasi shënoi një tre-pikësh në 20 sekondat e fundit për të fituar ndeshjen.

Më të mirët te Lakers ishin Kyle Kuzma me 23 pikë, Anthony Davis me 20 pikë e 6 kërcime dhe Andre Drummond me 16 pikë e 18 kërcime.

Ndërsa te Knicks më të dalluarit ishin Julius Randle me 31 pikë e 8 kërcime dhe Derrick Rose me 27 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=RozIVdLmNpE&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshja mes Miami Heat dhe Boston Celtics ishte shumë e rëndësishme dhe rezultoi me fitore të Heat me rezultat 129:121.

Ndeshje ishte e baraspeshuar në dy çerekët e parë, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të cilën e dominuan Heat plotësisht.

Me këtë fitore, Heat po ashtu kanë siguruar një pozitë për “Playoff”, ku mund të përballen me Atlanta Hawks që ndodhen në pozitën e katërt.

Më të dalluarit te Heat ishin Bam Adebayo me 22 pikë e 7 kërcime, Duncan Robinson me 22 pikë dhe Kendrick Nunn me 18 pikë e 7 kërcime.

Kurse më të mirët te Celtics ishin Jayson Tatum me 33 pikë e 8 kërcime, Kemba Walker me 36 pikë dhe Evan Fournier me 20 pikë e 8 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=CRf9AT5FfCc&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore