Bota

Talebanёt vendosin tё heqin poligaminё


Kreu i Talebanëve, Mulla Hibatullah, ka lëshuar një dekret i cili i kërkon udhëheqësve dhe komandantëve të grupit të heqin dorë nga poligamia.

Burrave myslimanë i’u ёshtё lejuar nga feja të kenë deri në katër gra në të njëjtën kohë, nëse respektojnë disa kushte. Poligamia është akoma e ligjshme në Afganistan, Pakistan dhe disa kombe të tjera, kryesisht myslimane.

Burime talebane thanë për BBC-në, se poligamia po rriste kërkesën për fonde për të paguar një “çmim për nuse”.  Një praktikë kjo në fiset pashtune të Afganistanit dhe Pakistanit.  Paratë i jepen familjes së një vajze për të siguruar dorën e saj.

Dekreti vjen në një moment të ndjeshëm politik për Talebanët dhe për vendin, pas bisedimeve të qeverisë mbi të ardhmen e vendit.

Burimet thanë se udhëheqësit e Talebanëve janë shqetësuar pas akuzave për korrupsion. Akuza këto kundrejt disa anëtarëve.

Dekreti i ri nuk ndalon martesat e dyta, të treta ose të katërta, por paralajmëron se shuma të mëdha parash të shpenzuara për ceremonitë e martesave mund të shkaktojnë kritika nga kundërshtarët e Talebanëve.

Dekreti parashikon disa përjashtime. Martesat e shumëfishta miratohen për burrat që nuk kanë fëmijë, nuk kanë fëmijë mashkull, për ata që janë të martuar me një të ve ose ata që kanë pasuri familjare. Sipas dekretit thuhet që në këto rrethana, burri duhet të kërkojë leje nga eprori i tij përpara se të lidhë një martesë tjetër.

Poligamia ka qenë prej kohësh e përhapur në shoqëritë pashtune të Afganistanit dhe Pakistanit. Gratë tradicionalisht janё detyruar tё martohen kundёr vullnetit tё tyre.

Mungesa e një fëmije, veçanërisht e një fëmije mashkull, shpesh përmendet si një arsye për marrjen e grave shtesë në shoqëritë rurale, patriarkale të pashtunëve.

Po ashtu një grua e ve shpesh jepet në martesë me vëllain e burrit të saj të vdekur. Lëvizja shihet se mbron nderin e të vesë dhe familjes, edhe pse vëllai mund të jetë tashmë i martuar.

Për ata me pasuri më të madhe, poligamia mund të shihet si një simbol i statusit./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore