Sport

Takumi Minamino i bashkohet Southampton-it në huazim


Mesfushori ofanziv i Liverpool, japonezi Takumi Minamino, iu bashkua skuadrës së Southampton në huazim prej 6 muajsh.

Huazimi do jetë i thjeshtë, pa të drejtë blerje. Futbollisti do kthehet te Liverpool në muajin qershor.

Minamino u transferua te Liverpool vetëm para një viti, kur në janar të vitit 2020 me këmbënguljen e Klopp, shkoi te Liverpool nga ekipi austriak, RB Leipzig.

Klopp shpreson që te Southampton, Minamino do ketë më shumë hapësira, të gjejë formën e tij më të mire dhe të kthehet në dizpozicionin e tij në formën më të mirë të mundshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore