Lajme

Tajvani zyrtar “simulon” kundër aktivitetit të ri ushtarak kinez


Forcat ajrore të Tajvan-it u përleshën të dielën e 5 shtatorit kundër veprimtarisë ushtarake kineze.

Ministria tajvaneze e mbrojtjes raportoi se 19 avionë, përfshirë bombardues me aftësi bërthamore, kishin fluturuar në zonën e identifikuar nga mbrojtja ajrore e Tajvan-it.

Pretendimet e autoriteteve tajvaneze vijojnë prej një viti. Shkak janë bërë misionet e përsëritura nga forcat ajrore kineze pranë Tajvan-it.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, zbardhi deklaratën e Ministrisë tajvaneze të Mbrojtjes. Sipas saj, misioni i fundit kinez përfshiu 10 avionë J-16 dhe katër Su-30, katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, dhe një avion anti-nëndetës.

“Avionët luftarakë tajvanezë u dërguan për të paralajmëruar avionët kinezë, ndërsa sistemet raketore u vendosën për t’i monitoruar ato”, shkruhet më tej në deklaratë.

Ky ishte inkursioni më i madh i avionëve kinezë – plot 28 të tillë – i raportuar nga Tajvani deri më sot.

Autoritetet kineze shpesh ndërmarrin misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë për diçka që Tajvani.

Nuk ishte e qartë se çfarë mund ta kishte shtyrë Kinën të nisë avionët e saj kësaj radhe, megjithëse një anije luftarake amerikane dhe një avion amerikan i Rojes Bregdetare lundruan përmes Ngushticës së Tajvanit në fund të muajit të kaluar.

Kina zyrtare i ka përshkruar aktivitetet e saj si të nevojshme. Kjo, për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për t’iu qasur “bashkëpunimit” midis Taipei-t dhe Washington-it.

Ministria tajvaneze e Mbrojtjes paralajmëroi javën e kaluar se kërcënimi nga Kina ishte në rritje.

Në deklaratën e saj nënvizohet se forcat e armatosura të Kinës mund të “paralizojnë” mbrojtjen e Tajvan-it dhe janë në gjendje të monitorojnë plotësisht dislokimet e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore