Ekonomi

Tajvani penalizon katër banka të huaja


Tajvani penalizoi bankën gjermane, Deutsche Bank AG, dhe tre huadhënës të tjerë të huaj. Kjo erdhi pas një hetimi mbi spekulimet ndaj valutës vendase vitin e kaluar.

Miratimet e tregtisë së Deutsche Bank për dollarët tajvanezë të dorëzueshëm dhe të padorëzueshëm do të revokohen. “Banka gjermane do të ndalohet të përfshihet në transaksione të derivateve të këmbimit valutor për dy vjet”, tha banka qendrore e ishullit në një deklaratë, të dielën.

Bankat, ING Groep NV dhe Banking Group Ltd. e Australisë & Zelandës së Re, nuk do të lejohen të angazhohen në tregtinë e dorëzimit të dollarit tajvanez për nëntë muaj. Banka investitore amerikane ,Citigroup Inc. është e ndaluar nga tregtimi i dollarit tajvanez për dy muaj.

Dënimet e vendosura ndaj njësive vendore do të hyjnë në fuqi të hënën.

Bankat u njoftuan për dënimet të premten. Tregtitë e bëra përpara njoftimit nuk do të preken, tha banka qendrore.

Citigroup nuk pranoi të komentojë. Deutsche Bank, ING dhe ANZ nuk iu përgjigjën menjëherë thirrjeve që kërkonin komente jashtë orarit të punës.

Skema e spekulimit

Tetë nga tregtarët kryesorë të ushqimit në Azi, me ndihmën e gjashtë bankave të jashtme, përfituan rreth 11 miliardë dollarë në dorëzimet e dollarit tajvanez deri në në fund të korrikut.

Lëvizjet u bazuan në tregtinë e drithërave jashtë shtetit, të kryera qëllimisht për të spekuluar mbi monedhën vendase, duke ndikuar në stabilitetin e tregut, tha Banka Qendrore tajvaneze.

Bankat Cargill Inc. dhe Louis Dreyfus Co, Deutsche Bank, Citigroup, JPMorgan Chase & Co. dhe Standard Chartered Plc ishin disa nga bankat e përfshira, njoftoi Bloomberg News në janar, duke cituar njerëz që kishin njohuri mbi çështjen.

Të paktën disa prej tregtive ishin krijuar posaçërisht për të përfituar nga rritja e dollarit tajvanez, thanë ekspertët.

Dollari i ishullit është forcuar pothuajse me 7% ndaj dollarit amerikan gjatë 12 muajve të fundit.

Deutsche Bank mund të aplikojë përsëri për miratimet e revokuara të tregtisë në të ardhmen në varësi të përmirësimeve. Kështu tha Eugene Tsai, drejtori i përgjithshëm i departamentit të këmbimit valutor të bankës qendrore.

Banka qendrore e Tajvanit kujdeset se sa dollarë mund të grumbullohen nga kompanitë e huaja për të shmangur spekulimet mbi monedhën. Ajo kishte thënë që pozicionet e mëdha që kompanitë e mallrave ndërtuan në tregun e dërgesave shkuan përtej nevojave aktuale të biznesit.

Përshtatur për Bloomberg nga AlbanianPost

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore