Lajme

Tajlandë: Dënohet me burg gruaja që kritikoi monarkinë


Gjykata tajlandeze dënoi të martën një grua për shkak të postimeve në internet kundër familjes mbretërorë.

65 vjeçarja u dënua me 43 vite burg.

“Ky është dënimi më i ashpër që është marrë ndonjëherë për fyerjen e monarkisë”, u shpreh avokati i saj.

Dënimi i saj vjen në një kohë të demonstratave të drejtuara nga të rinjtë. Udhëheqësit e protestave kanë kritikuar haptas monarkinë. Ata rrezikojnë ndjekjen penale sipas ligjit të rreptë të Tailandës të njohur si “lese majeste”. Ky ligj mbart një dënim me 15 vite për çdo shkelje ndaj monarkisë.

Tajlanda e kategorizon veten si një monarki kushtetuese, mbreti ka pushtet të drejtpërdrejtë në kushtetutë. Mbreti, si kryetari i shtetit, është simboli i identitetit kombëtar dhe unitetit.

Anchan Preelert u dënua fillimisht me 87 vite, por kur ajo pranoi shkeljet e saj gjykata e përgjysmoi këtë.

Zyrtarët e sigurisë bastisën shtëpinë e Anchan në janar  të 2015-ës, disa muaj pasi qeveria civile u përmbys nga një grusht shteti ushtarak.

Çështja e saj, u paraqit fillimisht para një gjykate ushtarake dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2019, në atë civile.

Një qytetar tjetër i arrestuar në 2014-ën u dënua me më shumë se katër vite burg. Ai kishte publikuar artikuj dhe poezi në internet që  sipas gjykatës përmbanin gënjeshtra në lidhje me monarkinë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore