Lajme

Tahiri: Çdo dështim i Kurtit sot është dështim i Kosovës


Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Sipas shefit të grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri me marrëveshjen e dakorduar në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç, dialogu do të vazhdoj me vjet.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që dialogu të përfundoj me njohje në reciproke.

“Me këtë marrëveshje dialogu dhe diskutimet me Bashkimin Evropian do të vazhdojnë me vite. Për ne kjo duhet të përdoret si mundësi, por të njëjtën kohë është një potencial për lëshime, gabime dhe dështime”.

“Është tepër e rëndësishme që kryeministri të mos e humbas cakun. Ne e dimë që në këtë dokument nuk është njohja reciproke, por synimi i vendit tonë duhet të jetë njohja reciproke”, ka thënë Tahiri.

Ndër të tjera, ka thënë se në proces të dialogut do të jenë në anën e kryeministrit të Kosovës.

“Çdo dështim i Albin Kurtit sot, mos harroni është dështim i Kosovës. Ne do të jemi kritik ndaj qeverisë, mirëpo në ketë temë kemi marrë një qëndrim pasi mendojmë që gjendja është shumë më serioze”.

Ai ka shtuar se në këtë proces duhet të jenë të përfshira edhe SHBA-të.

“Ne si Kuvend duhet të kërkojmë që të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo shkronjë e aneksit, çdo nen, çdo afat dhe mekanizëm mund të flet për negocim mes palëve”.

Ndërsa ka thënë se marrëveshja është përmbyllur me aneksin I cili është dakorduar në Ohër.

“Ne duhet të jemi të sinqertë me qytetarët e Kosovës. Marrëveshja është përmbyllur me të njëjtën kur është dakorduar dokumenti i parimit, aneksi i cili është dakorduar në Ohër është pjesë integrale e cila ju jep detyrime edhe Kosovës edhe Serbisë”.

Duke thënë se, “asociacioni është në marrëveshje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore