Lajme

Tadiç thirrje opozitës për një koalicion: T’i thotë “JO” referendumit


Boris Tadiç

Ish-presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç i ka bërë thirrje opozitës që të bashkohet rreth një koalicioni ad-hoc para referendumit të ardhshëm, në të cilin do t’i thotë “JO” ndryshimeve kushtetuese të Aleksandar Vuçiçit.

Tadiç ka thënë se qytetarëve duhet t’u sqarohet se çfarë nënkuptojnë këto ndryshime dhe se reformat e përmendura do të mundësojnë “ndikim shtesë të qeverisë në fushën e drejtësisë”.

Bashkimi opozitar para referendumit, sipas Tadiçit do të ishte një “goditje potencialisht të re dinamike ndaj qeverisë së Vuçiçit” pas protestave dhe bllokadave.

“Reformat në fushën e drejtësisë janë shumë të rrezikshme dhe është e rëndësishme t’u sqarohet qytetarëve se mundësohet ndikimi shtesë i qeverisë dhe se keni masa të caktuara të korrupsionit”, ka deklaruar Tadiç në Nova.rs.

Sipas Tadiç, Vuçiçi po mundohet të pasivizoj elektoratit në mënyrë që të ketë sukses ideja e referendumit të tij.

“I sugjeroj opozitës që të dalim bashkë dhe të votojmë ‘jo’. Nëse nuk mund të bashkohemi rreth programit, mund të bëjmë hapin e parë rreth qasjes dhe të fitojmë setin e parë para zgjedhjeve në prill”, ka deklaruar ish-presidenti serb.

Ndërsa sa i përket protestave dhe bllokimit të rrugëve në Serbi, Tadiç është shprehur se kushdo që di diçka për politikën e sheh se “Vuçiç ka një problem serioz” dhe se sipas tij ky problem është pasojë e mënyrës së qeverisjes së vendit nga Vuçiçi.

Qeveria aktuale serbe sipas Tadiç është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe se konfliktet mes Vuçiçit dhe Stefanoviçit janë njëri nga argumentet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore