Shqipëria

Tabaku: Sistemi i taksimit është gjobvënës


“Kemi një sistem taksimi gjobvënës, klientelist dhe që favorizon informalitetin”.

Kështu është shprehur ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një kundërpërgjigje ndaj fjalëve të kryeministrit, Edi Rama.

“Rama vetë, taksohet 15% për pikturat”, shtoi Tabaku. “Dikush tjetër, ndërkohë, 23%. Qytetarët që fitojnë mbi 30 mijë lekë taksohen 13%. Oligarkët nga ana tjetër, taksohen 0%”.

“Bizneset e vogla janë ato që mbi taksohen. 97% e tyre paguajnë më shumë. Vetëm taksa e sheshtë 9% është zgjidhje për Shqipërinë”, tha Tabaku.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore