Shqipëria

Tabaku: ‘Rama, sa herë dështon shpall ndërtimet imagjinare të porteve dhe aeroporteve’


Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike (PD), Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit, Edi Rama se programi i PD-së është “një menu për të ofruar pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh’.

Tabaku u shpreh se Rama nuk ka një bilanc të qeverisjes, pas 8 vite dështimesh ai po sulmon opozitën në gjithë Shqipërinë.

“Sa herë dështon shpall ndërtimet imagjinare të porteve dhe aeroporteve. Pas çdo dështimi ai nis të sulmojë planin e PD-së. Ndërkohë angazhimet tona janë konkrete dhe të realizueshme”.

Ish-deputetja shkruan se do të rrisin pensionet me 5% për çdo vit duke ofruar pension dinjitoz për  650 mijë pensionistët.

“Do të rrisim pagat e 4 mijë e 500 mjekëve në 1 mijë e 200 euro ndërkohë që pagat e 14 mijë infermierëve do t’i çojmë në 700 euro. Ne jemi angazhuar se do të marrim vendime të vështira  dhe do të zhbëjmë abuzimet 8 vjeçare korruptive me kosto për buxhetin e shtetit”.

Ajo shton se shqiptarët jetojnë më mirë kur buxheti  i shtetit nuk vidhet.

“Edi Rama humbet kur praktikat korruptive që i kushtojnë shqiptarëve 7.2 mld euro do t’i rikthehet familjeve të shqiptarëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore