
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka dënuar ashpër djegien e veturave të serbëve të cilët kishin konvertuar targat e makinave të tyre në RKS sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, kishte bërë të ditur se të enjten pas mesnate në Veri të vendit janë djegur tri vetura me targa RSK, pas dy veturave të djegura të mërkurën në mesnate, po ashtu me targa RKS, të cilat u përkasin qytetarëve me nacionalitet serb.
E për ambasadorin çek, aktet e tilla përveç se janë të mjerueshëm, janë edhe të papranueshëm dhe duhen dënuar nga të gjithë aktorët përkatës.
“Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës. I bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe ndjekin me shpejtësi përgjegjësit”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Strongly condemn the burning of vehicles recently re-registered to Kosovo license plates in north Kosovo.
Destruction of private property, that occurred over last2days, aimed at intimidating local population is deplorable, unacceptable&should be condemned by all relevant actors.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 31, 2023
Për incidentet në Veri ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se djegia e veturave të serbëve është një tregues serioz se Serbia po përgatit një skenar për pengimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri të Kosovë të cilët pritet të mbahen më 23 prill.
Lidhur me djegien e veturave në Veri ka reaguar edhe shefi i kabintetit të presidentes së Kosovë, Blerim Vela, i cili njëjtë sikur Haradinaj, ka konsideruar se incidentet kanë të bëjnë me zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.
“Mbrëmë janë djegur edhe tre makina të tjera vetëm se kishin targa RSK. Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela në rrjetin e tij social në Twitter.
#Serbia’s illegal structures continue the orchestrated campaign of intimidation against local Serbs in northern #Kosovo!
Last night, 3 more cars were burnt just because they had 🇽🇰 car plates. SRB is trying to create a climate of fear to disrupt normal life & Apr 23rd elections
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 31, 2023
Zgjedhjet për katër kryetarë komunash veriore të Kosovës dhe dy asamble komunale do të duhej të mbaheshin në dhjetor të vitit të kaluar, por ato u shtynë për 23 prill të këtij vit, pas kërkesës së ndërkombëtarëve që të mos vazhdohet tutje me procedura të rregullta, meqë situata në terren nuk e mundësonte.
Nevoja për zgjedhje lindi pasi në mënyrë të organizuar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, tërhoqi kryetarët e komunave, deputetët, ministrat dhe gjithë stafin administrativ nga institucionet e Kosovës.
Largimi nga institucionet u bë si shenjë proteste për disa shkarkime që ndodhën në radhët e policisë, përfshirë komandantin serb të stacionit në veri, meqë ata nuk i përfillen urdhrat e dhëna me vendim qeveritar, për gjobitjen e të gjitha veturave me targa ilegale “KM”.
Më pas, kur qeveria u pajtua ta shtyjë zbatimin e vendimit, Lista Serbe u deklaruar se si kusht për t’u kthyer në institucionet kanë fillimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kosova është pajtuar që ta themelojë Asociacionin me Marrëveshjen për Rrugën Drejt Normalizimit të Raporteve me Serbinë, por Lista Serbe prapë refuzoi të regjistrohet në Komisionin Qendror Zgjedhor për t’u futur në listë të partive që garojnë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com