Pajisje

Syzet inteligjente microLED të Vuzix-it


Vuzix, firma amerikane e teknologjisë, është rikthyer në eventin ndërkombëtar të elektronikës CES 2021 me një palë syze inteligjente të avancuara me teknologjinë microLED.

The Verge, agjensi lajmesh dedikuar teknologjisë, bën me dije se teknologjia microLED lejon që projektorët me ekranë shumë të vegjël të vendosen në të dyja anët e syzeve inteligjente.

Sipas The Verge, syzet e Vuzix-it reflektojnë  kombinimin e  teknologjisë së udhëzuesit të valëve dhe motorit të ekranit për hartëzimin e imazhit në brendësi të xhamit.

“Rezultati është një pajisje me pamje mbresëlënëse që mund të projektojë një imazh stereoskopik monokrom ose me ngjyra, në të dyja lentet në një larmi dendësish piksel dhe rezolucione në varësi të kërkesavse të software-it”.

Për sa i përket detajeve shtesë, Vuzix ka thënë se pajisja do të mbështesë në mënyrë opsionale Wi-Fi dhe LTE. Njëkohësisht, do të mbështetet te Android dhe iOS për kontrollimin e aplikacioneve shoqëruese të lëvizshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore