Shije

Swedish Nomad rendit arsyet se përse duhet vizituar Shqipëria


Blogeri i suksesshëm global Swedish Nomad duket që e njeh mirë Shqipërinë dhe rrëfen arsyet pse ajo duhet përjetuar nga të gjithë.

Ai ka shkarua një artikull me titull ,“ Shqipëria e mrekullueshme me çmime të arsyeshme”.

Swedish Nomad e rendit Shqipërinë si një nga vendet e tij të preferuara. “Sigurohu që Shqipëria të jetë në planet e tua kur të hapen kufijtë,” sugjeron ai në faqen e tij në Facebook.

Arsyet të cilat blogeri shtron për lexuesit e tij fillojnë nga vendasit miqësorë, madje dhe vazhdojnë me faktin që vendi ka disa nga plazhet më të bukura në Europë, duke veçuar Ksamilin si të preferuarin e tij. Çmime të arsyeshme, plot bukuri të paperkura, dhe vende të mrekullueshme të papopulluara. Edhe këto janë disa nga aspektet e Shqipërisë që kanë habitur Swedish Nomad.

“Mund të keni dëgjuar për Rivierën e bukur shqiptare dhe plazhet e saj, por në përgjithësi, vendi mbetet kryesisht i paeksploruar. Ndonëse më parë ka patur nam të keq si vend i paqëndrueshëm, me probleme në infrastrukturë, gjërat po ndryshojnë për mirë në këtë vend të bukur dhe e ardhmja e tij duket e ndritur. Këtu, ka gjithmonë dikë të gatshëm t’ju shoqërojë kudo që dëshironi me çmime të arsyeshme. Me guida dhe njerëz kaq miqësorë, mund të bëni autostop dhe të eksploroni shtigjet e parrahura pa u shqetësuar aspak.”është shprehur Nomad.

Një tjetër arsye e fortë janë po ashtu edhe gatimet shqiptare. Pjatat e preferuara janë fërgesa, tava e kosit, perimet në skarë, byreku dhe specat me gjizë. Por Swedish Nomad i ka pëlqyer edhe përfshirja e kuzhinës italiane dhe greke në atë shqiptaren duke i dhuruar turistëve më të mirën e të gjithë rajonit.

Gjatë vizitës në Shqipëri, ai sugjeron disa prej vendeve të preferuara të tij: Tiranën, Ksamilin, Sarandën, Butrintin, Syrin e Kaltër, Liqenin e Ohrit, Shkodrën, Gjirokastrën, dhe Valbonën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore