Lajme

Sveçla në takim me ambasadoren e Francës – vlerësohet angazhimi i Kosovës në luftën ndaj korrupsionit


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Brendshme përmes njoftimit.

Ministri ka shprehur falënderime ndaj ambasadores Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në Kosovë.

“Veçanërisht për rolin e saj aktiv në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ndërsa, Butel ka vlerësuar lartë angazhimin e Kosovës në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Ambasadorja znj. Butel vlerësoi lartë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, e në veçanti falënderoi Ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat janë ballafaquar tërë Europa”, thuhet në njoftikmin e Ministrisë.

Sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, në këtë takim u tha se të dyja vendet gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale.

“Me rastin e përfundimit të misionit të saj tre vjeçar në Republikën e Kosovës, Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores, Marie Christine Butel”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore