Përballje

Surpriza dhe spektakël në NBA


Orët e hershme të mëngjesit të së martës, u zhvilluan nëntë ndeshje në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Në “Madison Square Garden” të New York-ut u zhvillua një nga ndeshjet më të forta mes New York Knicks dhe Toronto Raptors, e fituar nga këta të fundit me shifrat 104:113, falë paraqitjes së mirë të OG Anunoby, i cili shënoi 36 pikë.

Për Raptors ishte suksesi i katërt radhazi dhe i pesti në tetë takimet e këtij fillim-sezoni. Derisa për Knicks ishin të pamjaftueshme 27 pikët e RJ Barrett dhe 22 të Julius Randle.

Ruajnë kryesimin në Konferencën e Lindjes edhe Chicago Bulls, të cilët morën suksesin e gjashtë, duke mposhtur në “TD Garden Arena” skuadrën e Boston Celtics me shifrat 128:114.

I papërmbajtshëm në këtë sfidë ishte DeMar DeRozan i cili kontribuoi me 37 pikë, derisa për Celtics më i miri në parket ishte Jaylen Brown.

Philadelphia 76ers mposhtën Portland Trail Blazers me rezultat 113:103 ku shtatë basketbollistë të skuadrës nga Pensilvania ishin me numër dyshifror pikësh, ku më i dalluari ishte Seth Curry me 23 pikë.

Derisa suksesin e gjeti edhe Los Angeles Clippers, të cilët mposhtën Oklahoma City-n me rezultat 99:94, ndeshje në të cilën Clippers lëshuan terren pas një starti shumë të mirë.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Paul George i cili realizoi 32 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Rezultatet e të gjitha takimeve:

Charlotte Hornets 110 – 113 Cleveland Cavaliers

Indiana Pacers 131 – 118 San Antonio Spurs

Philadelphia 76ers 113 – 103 Portland Trail Blazers

Atlanta Hawks 118 – 111 Washington Wizards

Boston Celtics 114 – 128 Chicago bulls

New York Knicks 104 – 113 Toronto Raptors

Memphis Grizzlies 106 – 97 Denver Nuggets

Minnesota Timberëolves 97 – 115 Orlando Magic

Los Angeles Clippers 99 – 94 Oklahoma City Thunder

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore