Lajme

“Superpuna”, Murati: 2 mijë punëkërkues janë regjistruar


Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se që nga lansimi i platformës, mbi 2000 punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në superpuna.

“Të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar ai në Facebook.

“Superpuna” u dedikohet personave të papunë të moshës 18 deri në 25 vjeç.

Punëdhënës nga sektorë të ndryshëm kanë nisur të publikojnë aty ofertat e tyre për punë.

Pozitat e ofruara përfshijnë: kamerier, asistent të shitjes, elektricist, gazetar, kontabilist, dizajnues grafik, infermier e të tjera.

Pagat që i ofrojnë punëdhënësit nisin nga 264 euro – sa është subvencionimi nga Qeveria – deri mbi 1.000 euro, varësisht nga pozita e punës.

Murati pati thënë se synim i autoriteteve është që në vitin e parë të punësojnë mbi 10 mijë të rinj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore