Sport

Superliga/ Vllaznia fitore në minutën e fundit


Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 15-të të Superligës. Fitojnë Vllaznia, Teuta dhe Kukësi. Laçi nuk shkon më shumë se barazimi me Skënderbeun.

Vllzania fiton në mintën e fundit në Ballsh. Shkodranët shënuan me anë të Ardit Hoxhajt, pas një goditje me kokë, brenda zonës. Ish-lojtari i Bylisit, ka ndëshkuar vendasit në minutën e 90+4’, për t’i dhënë tre pikë të arta Vllaznisë.

Kastrioti nuk ja ka dal përballë Teutës. Durrsakët shënuan në minutën e 72’ me anë të Dejvi Bregut. Tre pikë dhe për Teutën që e mbajnë në garë për titull.

Kukësi zgjohet nga “gjumi” dhe merr fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve. Verilindorët mundën me rezultatin 1-3, vendasit e Apolonisë.

Agim Ibrahimi shënoi golin e parë për miqtë, në minutën e 14’ nga pika e bardhë e 11m. Erisildo Smaçi barazoi për fierakët përkohësisht, në minutën e 60’. Dy golat e tjerë për kuksianët u shënuan nga Ergys Peposhi dhe Patrick Friday Eze.

Laçi nuk ja doli të merrte tre pikët në shtëpi. Skënderbeu shënoi me ane të Jorgo Meksit në minutën e 43’ të takimit. Ndeshja u barazua nga Kyrian Nwabueze, në minutën e 51’, me anë të një penalltie.

Superliga udhëhiqet nga Vllaznia me 35 pikë, Teuta në vend të dytë me 26 pikë, Partizani me 23 pikë në vend të tretë, Laçi ne vend të katërt me 21 pikë, Tirana në vend të pestë me 20 pikë, Kukësi në vend të gjashtë me 20 pikë, Kastrioti në vend të shtatë me 17 pikë, Bylisi në vend të tetë me 12 pikë, Apolonia në vend të nëntë me 12 pikë dhe Skënderbeu ne vend të fundit me 11 pikë.

Shënim: Partizani dhe Tirana, kanë një ndeshje më pak, që do të luhet të enjten më 21 janar 2021.*/ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore